ITALI

Dy shqiptarë që po udhëtonin për në Bari, janë arrestuar, pasi iu janë gjetur sasi të mëdha municionesh. Policia kufitare e portit të Durrësit arrestoi dy persona këtë të dielë, teksa përpiqeshin që të transportonin municione për në Itali.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë gjetur me sasi tepër të mëdha munionesh. Të arrestuarit përfshijnë AF, 30, dhe RH, 23 vjeç të dy nga Fieri.

Sipas mediave lokale të shtetit fqinj, porti i Barit është një nga portat kryesore hyrëse të trafiqeve ilegale në Itali e fishekët e sekuestruar në Durrës ishin destinuar për tu shitur në tregjet klandestine për t’u përdorur në  grabitje automjetesh që transportojnë vlera monetare.

Në raportimi e fundit të antimafias italiane në rajonin Puglias, grupet kriminale vendase në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare janë të specializuara kryesisht në trafik lëndësh narkotike e armësh.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb