Në emisionin “Në Shënjestër” është duke u trajtuar aktiviteti i fisit Bajri nga Shkodra në Belgjikë. Për të folur rreth kësaj tematike, të ftuar në studio ishin gazetarët, Poli Hoxha dhe Fatjona Mejdini.

Hoxha, tha se Bajrat janë shumë të fuqishme dhe kanë lidhje me politikanë e në institucione. Nga ana tjetër, gazetarja Mejdini theksoi se Bajrat duhet gjykuar nga SPAK, e nuk sheh arsye se si një grup i tillë me efekt në të gjithë Evropën të gjykohet nga një gjykatë e Shkodrës.

Pjesë nga diskutimi:

Poli Hoxha: Kanë ndodhur skandale deri kryeministrash, ministrash po e po. Historia është e këtij lloji që ata çalojnë kur vjen puna në Shqipëri. Ata ishin tipikë sepse kryenin krime andej e vinin në Shkodër e merreshin me peshkim, baste, e më pas për këtë u arrestuan. Nëse flasim me letrat e gjykatës, e gjithë kjo organizatë, veç Safetit, që është dënuar nga autoritetet belge pjesa tjetër e grupit është dënuar për baste të pa ligjshme. Kjo është qesharake. Kjo që bëri gjykata më konfirmoi informacionin që Bajrat kishin kapur të gjitha institucionet që kishin në dorë në Shqipëri. Ata investonin, sidomos në polici. Kanë ardhur hetues belgë në Shqipëri dhe janë deskriptuar. Edhe Bajrat janë deskriptuar. Belgët kanë këtu një oficer kontakti që mbulon të gjitha vendet. Kjo është situata.

Fatjona Mejdini: Unë mendoj që një grup si i Bajrave duhet të jetë në kompetencat e SPAK. S’më duket normale që këto grupe që janë grupe me efekt në të gjithë Evropën të gjykohet nga një gjykatë e Shkodrës.

Poli Hoxha: Këta kanë krijuar një rrjet lidhjes, që vijojnë me politikën e më pas shtrihen për më tej. Ndodh që heqja dorë e SPAK-ut për Bajrat, por ka edhe raste të tjera që ne jemi habitur. SPAK merret me gjithçka, e ku heq dorë dhe ajo, vërtetoj fuqinë e tyre mbi institucionet shqiptare. Këtu bëhet fjalë për interkrim, polikrim, sepse ke shumë vepra penale. Kanë ardhur letër porositë nga Belgjika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb