120 mijë biznese në të gjithë vendin, nga data 1 prill e vitit të ardhshëm, do të ndryshojnë mënyrën e faturimit dhe raportimit të shitjes ditore tek Tatimet, duke u përshtatur me paketën e re të fiskalizimit.
“Monitor Ekonomi” u ndal në disa biznese në kryeqytet, për të sjellë nga afër një pasqyrim të procesit dhe për të treguar kostot e shtuara për aktivitetet tregtare.
Bizneset më fitimprurëse në vend, sipas të dhënave zyrtare, janë renditur koncesionet. Pas tyre, janë ato kompani që sigurojnë tendera. Ndërkohë që sipërmarrjet e tjera fitojnë shumë më pak. Ekspertët e intervistuar nga “Monitor Ekonomi”, analizojnë për të kuptuar se çfarë po ndodh me ekonominë në vend.