Raportimi i shitjeve për biznesin pranë administratës tatimore ka ndryshuar nga ky fillim viti. Nga 1 Janari ka nisur fiskalizimi që do të thotë se transaksionet mes biznesit dhe enteve publike do të raportohen online.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj thotë se nga procesi i fiskalizimit pritet të rriten të ardhurat në buxhet.

“Kjo do të na lejoj të ulim numrin e kotnrolleve të shpejtojmë kontrollet nga zyra dhe të bëhemi një administratë më inteligjente efektet e punës së bërë deri tani janë ndjer në nivelin e të ardhurave”,- tha Ibrahimaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve tregon edhe kostot e një biznesi të vogël që hapet në vend dhe që do të pajiset me kasë fiskale.

“Dua të garantoj që sot një biznes i vogël që hapet në Shqipëri ka një kosto mesatare prej 383 euro si kosto fillestare për intsalimin e kasës fiskale ndërkohë që ka 8.5 euro në muaj për kosot e mirëmbajtjen e sistemit të kasës, rikolaudimit, ndërrimt të memories fiskale dhe kosot të tjera të fshehura që nuk janë të përfshire këtu.
Përshtatja e pajisjes ekzistuese fiskale apo dhe marrja e një kase të re sipas përfaqësuesve të kompanive të regjistruara si prodhues dhe mirëmbajtjës të zgjidhjeve softwerike do të ketë një kosto për biznesin.

“Unë mund të them se kostot janë nga 70 deri në 100 euro për përditësimin e pajisjes fiskale kjo sepse përvecse zëvendësohet një pjesë e rëndësishme e pajisjes fiskale si hardwear dhe ka 10-11 vjet punë minimum.Kostoja e një kase fiskale është 275 euro ndërsa kostoja e pajisjeve që duhet të blej biznesi për të hapur një biznes të ri dhe për të instaluar një zgjidhje softëarike përbehet nga disa element si printer, kompjuter tregu është I lirë mund ti gjej nga minimum 200 euro-300 euro deri në vlera më të larta ën varësi të modulit që ata do të kenë”,- u shpreh Myrvete Pazaj.

Përmes procesit të fiskalizimit çdo shitje do të kalojë në kohë reale në sistem.Kompania e pajisjeve fiskale BNT Elektronics thotë se pajisjet fiskale që janë shitur nga kjo kompani 2 vitete e fundit janë të përshtatura me sistemin e ri.

“Shumë subjekte janë të shqetësuar për vazhdimësine e përdorimit të kasave fiskale por ne I bëjmë me dije subjektit për kasat që kompania BNT elektronik ka shitur këto 2 vitete e fundit janë të përshtatura me sistemin real time kurse për kasat e shituar vite më parë ato do përshtaten. Kasat aktuale kanë disa avantazhe që duhet përmendur punojnë me bateri cka do të thotë që në mungesë të energjisë elektrike kasat vazhdojnë punën e tyre pra nuk kanë nevojë për internet janë të lehta në përdorim dhe kanë difekte minimale”,- u shpreh Elona Koçi, menaxhere shitjesh të pajisjeve fiskale.

BNT Electronis, kompania e parë e certifikuar per faturen elektronike sjell për të gjitha bizneset sistemin e-bills.

“Programi e-bills është zhvilluar me ndihmën e ekspertëve në katër fushate të ndryshme si ekspert financiarë juridik fiskalesi dhe zhvilluesi softëare programi I zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin por bën më tepër se aq ndihmon administratorin që të ketë një pasqyrë të plotë të biznesit të tij ën cdo kohë dhe adoptohet për cfarëdolloj biznesi”, u shpreh Ergent Birbo, inxhinier software.

Që prej 1 janarit në Shqipëri rreth 7600 subjekte që kryejnë transaksione me shtetin kanë nisur të aplikojnë procesin e fiskalizimit. Më pas në 1 korrik fiskalizimi do të nisë edhe për trasaksionet biznes me biznes ndërsa në 1 shtator do të shtrihet në të gjitha trasaksionet që kryhen në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb