Në seancën e sotme plenare, Jorida Tabaku u shpreh se projekti i fiskalizimit po dëmton masivisht bizneset e vogla.

Gjithashtu Tabaku tha se në këtë situatë ku ndodhet vendi, dhe në një kohë kur të dhënat e më shumë se 600 mijë qytetarëve i bënë publike, fiskalizimi nuk duhet të ekzistojë.

‘Projekti i fiskalizimit po dëmton masivisht bizneset e vogla. Fiskalizimi edhe në kushte kur kanë dalë të dhëna personale edhe në kushte kur ja në publikuar të dhënat e pagave nuk duhet të ekzistojë më sepse me Edi Ramën nuk ka siguri. Çdo gjë do të bëhet për zgjedhjet. Nuk jam kundër procedurave që shërbejnë për formalitetit, por në këtë rast kemi të bëjmë më korrupsion’, tha Tabaku.

Nga ana e saj, Elisa Spiropali e cilësoi të gënjeshtërt deklaratën e Jorida Tabakut. Spiropali tha se Rindërtimi është një projekt që ka ndërtuar shumë shkolla, banesa, ambiente sportive dhe se nuk mund të cilësohet si një mjet që përdore për të vjedhur.

Retorika juaj është e gënjeshtërt dhe e kotë. Ju kishit të gjithë kohën për të nxjerrë konkluzionin nga Komisioni hetimor. Nuk e di a ishit me kokë ulur apo lart, apo nuk kishit gjë në kokë , por ky është fakti, sot vini këtu për të konsumuar kohë dhe bëni propagandë e një niveli të ulët. Ju flisni për Rindërtimin si mjet për të vjedhur . Keni ju ndonjë lidhje me njerëzit prej vërteti apo jo. Nuk mund të vini këtu të flisni për një projekt që ka ndërtuar më shumë shkolla , shtëpi. Kujdes mos bini nga ndonjë degë dhe si partia përfundoni në Lanë’, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb