Fit Station në News24, hapësira e dedikuar jetesës së shëndetshme nisi rrugëtimin duke sjellë për shikuesit temën, “bukë më vete”

Të marrësh bukën me vete në punë është një ritual nga i cili do të keni shumë përfitime. Blogerja dhe gazetarja Çenkuela Hasa, solli për shikuesit disa sugjerime se si të jeni të shëndetshme dhe të organizoheni në mënyrën e duhur për të marrë bukën me vete në punë.

Së fundmi, vihet re tendenca e ringjalljes së traditës së “bukës me vete”
Kjo tendencë gjithnjë e në rritje nuk vihet re vetëm në vendin tonë, ku “buka me vete” ka qenë traditë, por edhe në vende të tjera europiane (në Kanada nuk përbën më lajm)
Mësohet se ndër 10 italianë, 7 e marrin drekën me vete. Në këtë mënyrë jo vetëm kursejnë, por edhe ushqehen në një mënyrë më të shëndetshme.

Të marrësh bukë me vete, do pak më tepër impenjim
– Nje organizim më i shëndetshëm
– Ushqimi juaj është i sigurt
– Kurseni para
– Mbroheni nga shtimi i kileve të tepërta dhe obeziteti
– Parandaloni sëmundje si diabeti

Cilat janë hapat që duhet të ndiqni?
– Organizoni kohën
– Përgatitini vaktet që në darkë
– Pajisuni me ene qelqi me mbyllje hermetike
– Gatuani në mënyrë të shëndetshme
– Tregoni kujdes ne sasine e ushqimit, mos e teproni

Këshillohen jeshillëqet, perimet dhe drithërat, frutat e stinës e djathërat, po fundja edhe çfarë të ketë mbetur ndonjë gjë nga darka.
Dreka është vakt që mban peshën e gjithë ditës, por duhet pasur kujdes që të mos jetë shumë e rëndë për tretjen.

Çfarë përfshin një kuti ushqimi e shëndetshme?
Një kuti ushqimi duhet të ketë larmishmeri ngjyrash
Ajo përmban: fruta, drithëra, perime të freskëta
Po ju sugjerojmë disa nga kombinimet më të thjeshta dhe të shëndetshme
1. Sallatë quinoa me perime
2. Tost me perime
3. Pasta të ftohta me perime
4. Rizoto me fileto
5. Sanduiç shtëpie

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb