Tashmë që sezoni i ri televiziv ka nisur, gjithçka është gati për një sezon të tretë të “Fit Station”.

Pas suksesit të vitit të shkuar, autorja dhe moderatorja Çenkuela Hasa ka menduar që edhe këtë herë programi t’i qëndrojë besnik formatit të tij, duke sjellë rrëfime ndryshe nga figura të medias, politikës apo artit.

Në ‘Fitstation’ do të njiheni dhe me histori motivuese të njerëzve të suksesshëm në fushat e tyre.

“Të shtunën në orën 21:00 do mund të ndiqni ‘Fitstation’ për të tretin sezon në ekranin e News24. Mendova t’i qëndroj besnike formatit. Personazhe, intervista me figura të njohura e të dashura për publikun, rrëfime të thella, të sjella natyrshëm, sikur jemi duke pirë çaj me një mik”- deklaroi për Balkanweb moderatorja Çenkuela Hasa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb