Komuniteti Mysliman në Berat,në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut kanë shpërndarë sot pako ushqimore në familjet e komunitetit Rom. Shpërndarja e ndihmave në ushqime për 20 familje rome në nevojë është kryer me rastin e Fiter Bajramit.

Pas kërkesës së bërë për ushqime me rastin e kësaj feste të shenjtë për besimtarët mysliman në Këshillin e Qarkur Berat nga komuntiteti Rom,Këshilli i qarkut Berat si dhe besimtarët myslyman “Garuesit e mirësive” kanë mbledhur të ardhura dhe kanë përgatitur 40 pako me produktet bazë ushqimore.

Pakot u janê shpërndarë nëpër banesat e tyre 20 familjeve Rome në nevojë,që kanë përfituar secila nga 2 pako me ushqimore.

Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman në Berat, Fatjon Kora, ka deklaruar se kjo është një nismë që i është kërkuar nga Këshilli i Qarkut komunitetit mysliman në Berat, për t’ju ardhur sadopak në ndihmë këtyre familjeve Rome,në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të festojnë Fiter Bajramin.

Duke uruar këtë komunitet “Gëzuar Bajramin”,Kora është shprehur se,çdo pako ushqimore kap vlerën e 2 000 lekëve (të reja) dhe përmban 4 litra vaj ,4 kg oriz, 4 pako makarona ,4 kg miell ,4 kg sheqer,2 kuti salcë dhe dy pako kripë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb