Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar KF Tiranën për fitimin e titullit kampion dhe ka premtuar nesër miratimin e një shpërblimi për ekipin.

Sipas Veliajt është lajm shumë i mirë që trofeu qëndron në kryeqytet, dhe aq më tepër që e fiton Tirana në 100- vjetorin e kryeqytetit.

Në fakt  Tirana nuk e fitonte titullin e kampionatit prej 11 vitesh teksa vitin e kaluar e fitoi Partizani që po ashtu kishte prej shumë kohësh që nuk e fitonte kampionatin.

 

STATUSI NGA ERION VELIAJ

Eshte nje super lajm qe trofeu i Kampionatit qendron ne Tirane, dhe sa bukur per Tironen tone ne 100 vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashke!

 

Po siç e do zakoni, urimet nuk behen duarbosh, ndaj neser ne Keshillin Bashkiak bashke me urimin dhe shperblimi per kampionet!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb