Suedia regjistroi fitoren e 53,4 milionë eurove (60,4 millionë dollarë), si rekordin kombëtarë në një llotari europiane, deklaroi sot kompania suedeze llotarisë shtetërore.

“Shuma e fituar të premten ishte më e madhja e arritur ndonjëherë në Suedi”, sipas kompanisë “Svenska Spel”.

“Është me të vërtet një çmenduri”, tha në një deklaratë Pierre Jonsson, zëdhënësi i “Svenseka Spel”.

Ai verifikoi fitoren por nuk tha nëse llotaria ishte fituar nga një person i vetëm apo ishte ndarë mes disa personave që ishin pjesë e shortit.

“EuroJackpot”-i është krijuar në vitin 2012 dhe mund të luhet në 18 shtete nga Islanda në Slloveni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb