Një anglez pati një aventurë sa të bukur dhe të dhimbshme pas fitores së 1 milionë stërlinave në një lotari. Historia e tij tashmë është zhvendosur në gjyq, ndaj mediat duke u njohur me detajet kanë sjellë se cfarë i ndodhi Matt Myles, i cili një vit më parë fitoi një lotari kombëtare. Ky 28-vjecar britanik rezultoi me fat kur mësoi se fitoi 1 milionë sterlina, të barabarta me 1.2 milionë euro.

I riu vendosi të bënte një udhëtim nëpër botë, duke bërë blerje dhe duke takuar femra të bukura me të cilat dhe shkonte në shtrat. Sipas ‘The Mirror’, Matt mundi të çonte në shtrat plot 87 bukuroshe nga vende të ndryshme. Parajsa e djaloshit përfundon këtu pasi kur u kthye në shtëpi, e fejuara e tij, Carla Chamberlain nuk ia la mangut. Vajza pranoi deri diku aventurat e të dashurit, por kur mësoi se Matt e kishte tradhtuar, historia e tyre e dashurisë mori fund përgjithmonë duke përfunduar madje në gjykatë.

Pasi e qëlloi disa herë me sende të forta, Carla ulërinte ‘do të kesh hakmarrjen time’, thanë fqinjët dëshmitarë. Matt thirri policinë dhe u tregoi për dhunën që e dashura po ushtronte ndaj tij. Por në rrëfimin e tij pa dashje tek policia ai tregon se ka shkuar me 87 femra në mbarë botën. Ky ishte momenti kur Carla e dëgjon dhe e qëllon me një shkelm në testikuj Matt. U desh ndërhyrja e agjentëve të policisë të shkëpusnin vajzën nga i dashuri.

Cështja përfundoi në gjykatë, ku vajza mohoi cdo akuzë, por vendimi ishte në favor të djaloshit ndërsa zonjusha Chamberlain u shpall fajtore për dhunë fizike si dhe duke paguar shpenzimet e gjyqit që kapën, shifrën 500 euro.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: