Pasi fitoi besimin e Jose Mourinho, Marash Kumbulla e përshëndet me gol. Qendërmbrojtësi kuqezi realizoi në sfidën kundër Lecce në Kupën e Italisë, një gol me kokë në minutën e 40-të duke barazuar rezultatin në 1-1. Në fund Roma siguroi një biletë për në çerekfinale, aty ku do të përballet me Inter, pas suksesit 3-1.

Në një intervistë për Mediaset, Kumbulla nuk dëshiron të ndalet tek përballja me zikaltërit, deri atëherë ka ende kohë pasi më e rëndësishme është sfida e së dielës: “E nisëm disi lehtë. Jam i lumtur për golin e shënuar, ndërsa në pjesën e dytë rritëm ritmin për të fituar ndeshjen.

Momenti im? Tani po përpiqem të mbledh frytet e punës së bërë në këto muaj, tani po ia dal. Sfida me Inter? Sigurisht që përballë Inter duhet ta nisim ndeshjen ndryshe, por për momentin duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës, pastaj të mendojmë për Kupën”, theksoi ndër të tjera Kumbulla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb