Dy muaj më parë mjekja hematologe, Alma Cili, së bashku me bashkëshortin, e ka kaluar në lëkurë dhe e ka të gjallë se çfarë pasojash të dhimbshme sjell koronavirusi në shëndet.

“Ne jemi dy të mbijetuar, unë dhe bashkëshorti im, fëmijët e mi e kaluan në një formë më të lehtë. Ai spital është i gjithë shqiptarëve, por jo vetëm për një kohë të gjatë do jetë edhe i amerikanëve europianeve që kanë një rezidencë në Shqipëri”, tregon mjekja.

Prej muajsh bluzat e bardha po përballen me vështirësi nga më të ndryshmet në misionin e tyre për trajtimin e pacientëve të infektuar në spitalet Covid. Temperaturat e larta ua bëjnë më të mundimshme punën me veshjet plastike dhe çizmet e rënda. Në rrjetet sociale qarkulloi video e mjekes Ana Luca e cila shtrydh veshjet mjekësore dhe kullon çizmet e mbushura me djersë pasi mbaron turnin. Për tu lehtësuar mundin e madh që po kalojnë jo vetëm mjekët por edhe pacientët me temperaturë të lartë në dhoma pa ajër të kondicionuar, mjekja shqiptaro-amerikane ka nisur personalisht një fushatë për të mbledhur 30.000 euro, shumë kjo që do të sigurojë sistemet e aspirimit dhe kondicionimit në spitalet Covid.

Thirrje i bën ambasadores amerikane Yuri Kim dhe USAID-it por edhe gjithë shqiptarëve të kontribuojnë për tua bërë qëndrimin më te lehtë në spital pacientëve , mjekëve dhe infermierëve .

“E dashur ambasadore Yuri Kim, a mund të tregoni dëshirën e mirë për të siguruar aspirimin dhe kondicionimin e e spitalit Covid 1 por jo vetëm edhe të spitalit Covid 2 apo e dhe Covid 3, mos e dashtë Zoti!, sepse do të jenë spitalet për gjithë shqiptarët, por jo vetëm edhe për të gjithë ata shtetas shqiptaro-amerikanë si unë dhe familja ime sepse imuniteti im nuk do të zgjasi më tepër se 6 muaj.

Ndoshta ambasada amerikane dhe USAID do të munden të na ndihmojnë për ta realizuar ketë. Duhet të bëjmë kushtet optimale jo vetem për pacientët por për personelin mjekësor unë dua të vazhdoj këtë fushatë për kondicionim të spitalin covid 1 të covid 2 dhe të gjithë QSUT-së.

Ne dijeninë time nuk kane kondicionim ne gjithe dhomat kane ne disa Shqipëria dhe shqiptaret meritojne spital ne kushte optimale. Kushton diku ne shifren 30.000 euro besoj nuk eshte nje shumë katastrofike për ne shqiptarët. Nje euro per 30.000 shqiptarë nuk është asgjë, një kafe në ditë”, shton ajo.

Mjekja hematologe ka një apel edhe për ata që nuk besojnë se virusi ekziston.

“Të kujdesimi, të mbajmë gjallë gjyshërit, po mos të ishte covidi shumë njerëz do ishin gjallë si profesori im Arjan Pushi”, shprehet Cili.

Falë përpjekjeve të saj me një biznes që kontribuoi, mjekja Alma Cili ka siguruar në shërbimin e hematologjisë dy kondicionerë për t’ua lehtësuar disi shtrimin në spital pacienteve me tumor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb