Chelsea ka larguar një tjetër lojtar. Braziliani i natyralizuar si Italian, Emerson është huazuar tek Lyon në Francë.

Pavarësisht paraqitjeve shumë të mira me Italinë në Euro 2020 duke fituar edhe trofeun, Tuchel nuk është bindur nga mbrojtësi teksa duket se gjermani ka zgjedhur Marcos Alonson për të qëndruar në ‘Stamford Bridge’.

Emerson këtë sezon do të luajë në Ligue 1 që tashmë është bërë edhe më shumë kompetitive teksa tek PSG janë afruar yje si Messi, Ramos, Donnarumma, Hakimi dhe Wijnaldum.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb