ITALI

Grupi italian ‘Måneskin’ ka fituar ‘Eurovision’ duke u ngjitur në krye të klasifikimit me votimin e publikut me një total prej 524 pikësh.

Por festa nuk duroi dhe shumë dhe ata u vunë menjëherë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve. Një video gjatë transmetimit ku shfaqet Damiano David, lideri i grupit duke ulur kokën në tavolinë, ka ngritur dyshimet se i riu ka qenë duke marrë drogë.

Në video shfaqet Damiano teksa ul kokën mbi tavolinë dhe kolegu i tij i bën shenjë të çohet sapo sheh kamerën që shkon tek tavolina e tyre. Lideri i ‘Måneskin’ në një deklaratë për shtyp, shpjegoi se nuk ishte duke marrë drogë dhe se ai nuk pi lëndë narkotike.

“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë. Jemi gati të bëjmë testet e nevojshme sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Erdhëm këtu vetëm për të kënduar. Rock’n’ roll-i nuk do të vdesë kurrë. Ju duam shumë’-tha lideri i grupit të njohur.

Kjo akuzë nuk mund të vërtetohet dhe nuk ka prova reale veç videos që mbështet deri diku teorinë e fansave.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb