Pasi fitoi gjyqin me UEFA në CAS, Man.City merr frymë thellë dhe përgatitet për një sezon të ri ku dëshirojnë ti tregojnë europës forcën e tyre financiare. Ashtu siç pritej, Pep Guardiola do të qëndroj në krye të City dhe do të jetë ai personi përgjegjës për të ndërtuar një ekip fitues. Sipas “Daily Mail”, në listën e Guardiolës gjejmë emra nga më të bujshmit, duke nisur nga Martinez, Alaba e Koulibaly.

Martinez
Martinez

“Demi” i Interit mbetet prioritet i Barcelonës por dhe Guardiola kërkon një zëvendësues të ri për Aguero. Klauzola prej 111 milion euro është shfuqizuar dhe për të arritur tek sulmuesi argjentinas duhet të negocioj me Marotta. Një tjetër emër i rëndësishëm është edhe David Alaba. Mbrojtësi dëshiron të largohet nga Bayern Munich për të provuar një tjetër aventurë, një ribashkim me Guardiolën është një opsion që tashmë merr shumë kuota.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kalidou Koulibaly është një tjetër lojtar që Pep e ka ndjekur prej kohësh. Napoli dëshiron ta blindoj por firma mbi kontratën e re nuk ka ardhur ende. Me pak fjalë, Man.City është futur sërish në lojë, ka qenë dhe mbetet një nga protagonistët më të rëndësishëm të merkatos, kështu pritet të jetë edhe këtë verë pasi fituan të drejtën për të luajtur në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb