Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të marrë mandatin e fituar në Qarkun e Fierit.

Ajo i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ku njofton për marrjen e këtij vendimi.

Kështu, me marrjen e mandatit në Qarkun e Fierit, Kryemadhi liron mandatin e saj në Qarkun e Tiranës, për numrin 2 të partisë, Petrit Vasili, ndërsa nga krahu tjetër, Kejdi Mehmeti, e cila ndodhej e 2-a në listën e Qarkut të Fierit, nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, që i vazhdon punimet në muajin shtator.

Letra e Kryemadhit drejtuar KQZ:

I nderuar zoti Celibashi,

Në përgjigje të kërkesës tuaj me nr. 8542, prot, datë 17.06.2021 dhe nr. 486 prot, datë 17.06.2021, ju bëj me dijeni se:

Në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, neni 67, pika 3, shpreh vullnetin tim duke zgjedhur mandatin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Tuaj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb