Chelsea nuk e nisi siç pritej “Premier League” pasi dështoi në takimin e parë duke u mundur 2-3 në “Stamford Bridge” nga Burnley, por dje, në “Wembley”, blutë e Londrës siguruan 3 pikët e para pas fitores 1-2 me Tottenham.

Kjo nënkuptonte se të paktën për 1 javë mediat në Britani do t’i kursenin kritikat ndaj italianit pasi kishte siguruar 3 pikët ndaj një kundërshtari direkt, por vetëm kështu që nuk ka ndodhur.

Menjëherë pas takimit figura të njohura të futbollit, analistë, por edhe media të ndryshme kanë shpërthyer ndaj ish-teknikut të Juves. Ata e akuzojnë se ai po luan një futboll tejet mbrojtës që është shumë i mërzitshëm çka shkon ndesh me filozofinë e futbollit anglez.
Mediat-angleze-kund--r-Conte--Po-sjell-n---Angli-skem--n-e----catenaccio---_TS_21-08-17_6183941807_
Ruud Gullit, që ka detyrën e analistit për BBC, u shpreh se “treshja David Luiz, Bakayoko dhe Kante, vendosur para mbrojtjes, ishte hermetike, një mburojë, që futi në kurth treshen sulmuese të Tottenham: Kane, Alli e Eriksen”. Në këtë mënyrë, Spurs tentuan të luanin nga krahët, duke hedhur në zonën e Chelsea 23 topa, por vetëm 2 prej tyre përfunduan te lojtarët e Tottenham.

Edhe e përditshmja “Telegraph” tha se Conte kishte parkuar autobuzin para portës, duke aplikuar në Premier League skemën e famshme të “catenaccio”. “Chelsea luajti me një skemë antike italiane, të viteve ’90, shumë mbrojtëse, një skemë që kalonte në 5-3-2 kur sulmonte skuadra e Spurs”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb