TIRANË

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka uruar kampionin e boksit Kristian Prenga për fitoren në New York kundrejt Samuel Crossed, mbajtës i dy titujve WBA dhe NBA.

Gjekmarkaj shkruan se është një lajm i mrekullueshëm dhe se Shqipëria është me fat që e ka duke shprehur krenari për të.

POSTIMI I PLOTË
Një lajm i mrekullueshëm. Kristian Prenga u shpall kampion mbrëmë në New York. Një tjetër shqiptar zot i fatit të tij dhe me fat Shqipëria që e ka. Na gëzove shqipe. Një spektakël i vërtetë force kurajoje e profesionalizmi nga ana e boksierit të shquar mirditor. Mijëra zemra ngriti peshe. Emocionuese të shohësh aq flamuj shqiptarë bashkë ku secili u ndje fitues. Po kaq nder.

Shumë krenar na bëre.
Në 03:00 me orën tonë Kristiani e mundi me KO boksierin amerikan Samuel Crossed, mbajtës i dy titujve WBA dhe NBA duke u bërë ai vetë tashmë mbajtës i NAB title (North American belt).

WBA intercontinental title USA Canada Mexico etj. Ashtu siç e ndoqën shqiptarët në të gjitha kontinentet, ku udhëtuan gjatë me tren dhe avion për t’i dhënë mbështetje mos t’i mungojë mirënjohja etike nga shteti shqiptar i cili në këtë rast përfiton në imazh pa harxhuar asgjë. Mirënjohja nuk kushton ajo është shenjë e shoqërive të civilizuara. Urime Kampion, Urime Kristian Urime Shqipëri.????

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb