Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar xhudisten nga Kosova Distria Krasniqi për fitoren e medaljes së artë në “Grand Prix” në Portugali.

“Urime së artës Distria Krasniqi!”, shkruan Presidenti Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz. Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb