Trajneri i KF Tiranës, Emmanuel Egbo ka folur për të ardhmen në emisionin ”Sport News Plus” në News24 pasi siguroi matematikisht titullin si trajner.

Egbo thotë se për momentin nuk ikën asgjëkundi por për momentin ëshë i përqendruar vetëm tek finalja e Kupës, pasi sipas tij sezoni s’ka mbaruar.

Më tej ai shton se është tip i duruar dhe lajmet do të vijnë në kohën e duhur.

”Siç e kam thënë nuk po iki asgjëkundi. Do merrni lajmet në kohën e duhur. Unë duroj, duhet të duroj dhe po pres. Mendjen e kam tek Kupa, s’kam mbaruar sezonin. Siç kam thënë, e kam diskutuar edhe kur bëjnë një familje, unë jam tip që përqëndrohem tek një objektiv.”- tha Egbo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb