Goran Pandev thotë mjaft. Ish-Sulmuesi i njohur ka vendosur përfundimisht që të tërhiqet nga futbolli në moshën 39-vjeçare.Maqedonasi ka luajtur së fundmi për Parmën, ndërsa në CV e tij ka skuadra si Genoa, Galata dhe Napoli. Me Interin gjithashtu luajti për 2 sezone.

“Kthej kokën pas dhe ende nuk më besohet fakti që do të tërhiqem nga futbolli. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam përjetuar shumë emocione  dhe dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar në rrugëtimin tim. Falenderoj familjen time dhe gruan, gjithashtu edhe babain tim që më lejoi të ndiqja këtë rrugëtim.Falenderoj të gjithë trajnerët për besimin dhe për atë çka më kanë mësuar.

Një përqafim për të gjithë tifozët, mbyllet një kapitull i bukur, por marr me vete emocione shumë të bukura. Jam i lumtur që i kemi ndarë së bashku”,  shkruan Pandev.

Goran Pandev Inter 1592559425 41799
Goran Pandev Inter 1592559425 41799

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: