Monza shkruajti historinë, duke u ngjitur në Serie A. Entuziazimi ishte tejet i madh te klubi modest, saqë dyshja drejtuese Berlusconi-Galliani e patën të vështirë të ndalojnë euforinë. Pak ditë pas kalimit në elitë, Presidenti i klubit, Berlusconi shprehej se tashmë synohet fitimi i kampionatit dhe Champions League.

Kuptohej se ishin deklarata në nxitim e sipër. Sot, drejtori gjeneral i Monzës, Adriano Galliani në një intervistë të dhënë është shprehur se ekipi synon fillimisht mbijetesën.

“Tashmë dihen ambiciet e Monzas, por nuk është e ndaluar që të ëndërrosh.Objektivi kryesor në këtë vit të parë është mbijetesa. Besoj se skuadra i ka mundësitë që të qëndrojë në elitën e futbollit italian. U them të gjithëve: na u deshën 110 vite për të shkuar në Serie A, të mos kthehemi për një vit në Serie B.

Tani po luftojmë kundër kohës për të rihapur tribunën lindore të stadiumit, me të cilën kapaciteti do të kalojë 10.000 vende. Është një punë shumë komplekse, për momentin ka vështirësi” – tha ai.

Gallian
Gallian

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb