Java e 36-të e Premier League ka shënuar fitore të favoritëve teksa Manchester City, Totenham Hotspurs dhe Woverhampton Wanderers kanë marrë nga 3 pikë në ndeshjet respective.

Të besuarit e Guardiolës duket se ekzaltimin e heqjes së dënimit nga CAS të përjashtimin 2- vjeçar nga kompeticionet europiane, e kanë shprehur me një fitore minimale 2-1 nga Bournmouth në stadiumin ETIHAD të boshatisur. Manchester City lufton tashmë vetëm për Kupën FA, dhe pas 3 ditësh ka dhe përballjen në gjysmë finale me Arsenalin.

Ndërkohë Totenham shpreson për një vend në Champions edhe pse duket se do të jetë e pamundur. Spursat kanë marrë një fitore 1-3 në Neëcastle që e ngjisin në kuotën e 55 pikëve, por matematikisht e vetmja shpresë është vendi i katërt. Aktualisht ky vend ndahet nga Leicester dhe Manchester United me nga 59 pikë.

Shpresa e vetme e të besuarve të Mournho-s është që Leicester dhe Manchester United të gabojnë në 3 ndeshjet e ardhshme.

Kurse Wolverhampton Wanderers që kishte një shans real për një vend në Champions League e shpërdoroi sot me barazimin ndaj Burnely. Në fakt ‘Ujqërit’ ishin në avantazh 0-1 derisa në minutën e fundit Chris Wood shndërroi në gol një penallti për vendasit. Në rast fitoreje Wolves do të ngjitej në kuotën e 58-të pikëve por tashmë duket se rrezikon mos jetë as në luftë për Europa League edhe pse matematikisht mundet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb