Jeta mes luksit e ish-partneres së Stresit, Keisi në Kanada tërhoqi vëmendjen e mediave shqiptare.

Më pas, u zbulua se ajo punonte si kameriere në një club nate në Toronto, e për këtë u vu në “shënjestër” të fansave. Për të zbuluar më shumë detaje mendoi vetë Keisi, që tha se 5 ditë të javës punon në bankë dhe pjesën e mbetur në një lounge.

Duke iu referuar komenteve që i bënë për jetën luksoze, Keisi tha se “punon shumë dhe shijon lekun e saj”.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe Stresi i doli në krah përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se është vajzë që punon vetë për të arritur gjithçka dëshiron vetë.

Ndërsa ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, reperi i njohur tha të njëjtën gjë duke thënë se nuk është shqetësuar asnjëherë nga puna e Kejsit, aq më pak ta gjykojë.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime.

Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë. Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të vetën në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj.

Ka qenë vajzë që nuk i interesonte për paratë e të ëmës e të atit, donte t’i fitonte vetë”, tha Stresi në Ftesë në 5.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: