I gjithë ekipi i Romës ka mbetur i befasuar sot në stërvitjen e pas ndeshjes derbi me Lacion kur kanë parë mijëra tifozë në “Stadio tre Fontane”, qendrën stërvitore të klubit “verdhekuq”.

Mbështetësit e Romës të kënaqur me fitoren e ekipit të tyre një ditë më parë 0-2 kundër Lacios, kanë dashur t’i dhurojnë lojtarëve disa emocione të paharrueshme që vetëm një fitore derbi mund t’ua japë. Numri i tifozëve në stërvitje i kalonte të 3000-të.

Lojtarë si Totti, De Roosi, Naingoolan, njëkohësisht edhe idhujt e tifozëve, kanë ngelur të befasuar nga prania e tyre.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: