Zvonimir Boban mbetet jashtë projektit të Milanit, ndërsa Pioli merr besim të plotë si dhe mohohen kontaktet me Rangnikun. Ivan Gazidis merr fjalën për rreth 10 minuta në dhomat e zhveshjes në “San Siro” pas stërvitjes së skuadrës dhe prek para lojtarëve disa tematika.

Ai u ka përsëritur futbollistëve se të gjithë janë në provë dhe se do të gjykohen nga rezultatet. Administratori i Deleguar i Milanit gjithashtu ka thënë se shumë shpejt do të flasë me Maldinin dhe Masarën për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb