Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj  i ka konsideruar shpifje dhe gënjeshtra deklaratat e ish-kryeministrit Berisha nga Patosi teksa e akuzonte se ka fituar miliona euro duke prishur banesat e qytetarëve.

Teksa ka publikuar një video të tij, Kapllanaj shkruan se pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën. Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shpifje të reja si një shpifës ordiner.  Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët.”-shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb