Një incident ka ndodhur dje gjatë një ndeshje tenisi për Kupën Davis mes Kanadasë dhe Britanisë së Madhe që luhej në Otavo. Edhe pse e pa qëllimshme, goditja e arbitrit, i ka kushtuar rëndë tenistit 17-të vjeçar kanadez Denis Shapovalovl.

Shapovalovl në momentin që humbi një “game” me topat e tij është nervozuar dhe ka gjuajtur padashje gjyqtarin e garës (Arnaud Gabas). Për fatin e keq të tenistit, topi i lëshuar fluturimthi goditi keqazi në fytyrë gjyqtarin, madje syri i tij u nxi, duke u detyruar të vendosë akull në fytyrë.

Kjo sjellje i ka kushtuar rëndë si tenistit Shapovalov, që u skualifikua menjëherë sipas rregullores ashtu dhe kombëtares kanadeze, që humbi përballjen me britanikët 2-3 falë këtij incidenti.

Britania e Madhe luante në këtë turne pa numrin 1 në botë Andy Murray, por gjesti i Shapovalov ishte vërtet i rëndë dhe skualifikimi i tij ishte i paevitueshëm nga ana e gjyqtarit të ndeshjes, që nuk e fali veprimin e të riut kanadez, që kërkoi menjëherë ndjesë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb