TIRANË

Policia e Tiranës vuri sot në pranga shtatë persona dhe një tjetër e shpalli në kërkim. Ata dyshohen se përmes skemave të kredive fiktive, përfituan shumën prej 3.7 milionë eurove.

Por si funksiononte skema e grupit

Drejtoresha e filialit në fondacionin ‘Besa’, në bashkëpunim me oficerët e kredisë u jepte personave të caktuar kredi ku 25 % të shumës e përfitonin ata, ndërsa pjesa tjetër ndahej mes tyre. Kur mbaronte afati i kredisë drejtoresha lëshonte një vërtetim se kredia ishte likujduar. Për të mbuluar gropën financiare të krijuar në bankë ajo depozitonte para nga biznese të ndryshme të cilëve u premtonte interesa të larta.

Bizneseve u premtonte se nëse i depozitonin paratë në këtë fondacion pas një periudhe kohe do të përfitonin nëpërmjet interesave shuma të mëdha. Nga përllogaritjet e deri tanishme rezulton se kredi janë dhënë rreth 2 mln euro ndërsa nga bizneset janë depozituar 1.7 mln euro.

Nga një audit i kryer është zbuluar skema e mashtrimit dhe vete drejtori i fondacionit ‘Besa’ ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës para 1 jave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: