Presidenti i SHBA, Donald Trump fill pas konferencës së Joe Biden ka shkruar në ”twitter” për herë të parë pas fillimit të numërimit të votave duke paralajmëruar një deklaratë për shtyp.

Trump thotë se republikanët po arrijnë një fitore të madhe por akuzon demokratët se po vjedhin zgjedhjet.

Ai garanton se një gjë e tillë nuk do lejohet pasi votimet s’mund ta vazhdojnë pasi qendrat e votimit janë mbyllur.

Pak më parë Joe Biden deklaroi se ai dhe demokratët janë në rrugën e duhur drejt fitores pas avantazhit paraprak që kanë arritur kundrejt Donald Trump.

 

STATUSI NGA DONALD TRUMP

Unë do të bëj një deklaratë sonte. Fitore e madhe!

Ne jemi shumë lart, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pasi të mbyllen Sondazhet !.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: