Dinamo ka rënë nga Kategoria, por kjo nuk e pengoi aspak skuadrën që të  bënte një paraqitje dinjitoze si ajo e sotmja. Djemtë e Rodolfo Vanolit mposhtën 2-1 Tiranën në derbi, me trajnerin dinamovit që preku disa tema pas ndeshjes në Gol pas Goli.

“Fitorja– Qëkur kam ardhur ekipi është ngritur shumë. Na vjen keq për rezultatin me Kukësin, sepse mund të bënim më tepër dhe mbijetesa të vendosej në ndeshjen direkte. Merita është e gjitha e lojtarëve.

Futbollistër që do mbash– Të jem i sinqertë kam respekt për të gjithë lojtarët. Do të flas dhe në fund të sezonit me presidentin. Unë dua të kem një ekip që të synoj dhe fitimin e Kupës dhe vitin e ardhshëm të kem një ekip të fitojë Kupën e Shqipërisë. Nëse unë do të vija më përpara, ekipi do të mund të shpëtonte” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb