Në Korçë, Skënderbeu priste Luftëtarin me Dajën që kishte kërkuar impenjim maksimal nga të tijtë pasi bardhekuqve u duhej patjetër fitorja pas luhatjeve të rezultateve. Por në pjesën e parë vendësit zhgënjejnë pritshmëritë. Ndonëse korçarët kishin fjalën e parë në këtë 45 minutësh, sërish rastet konkrete nuk do të ketë, madje momentin më të mirë e krijojnë miqtë nga Gjirokastra, por flamuri i vijërojtësit ndal aksionin e bukur të Renjës në të 29-ën.

Edhe në pjesën e dytë tabloja është e njëjtë, ndonëse Skënderbeu përpiqet të bëjë diçka më shumë. Në minutën e 49-të Dejvi Bregu ka një shans të artë shënimi, por çuditërisht gjuan jashtë, ndonëse është i vetëm përpara porterit Qyrani. Në minutën e 56-të Daja humbet Muzakën me mesfushorin që del me barrelë nga fusha, vendin e të cilit e zë Oto Xhon.

Duket se kjo përballje do të mbyllet me rrjeta të paprekura, por emocionet janë lënë të gjitha për në kohën shtesë. Një kontak në zonë ndaj Krasniqit vlerësohet si 11 metërsh nga ana e gjyqtarit, penallti të cilën e ekzekuton saktë Bruno Dita. Por nuk ka përfunduar ende, pasi pak sekonda më vonë, është Muja që shënon golin e dytë për korçarët, duke vulor shifrat 2-0 dhe duke i dhënë vendin e parë Skënderbeut, që e ndan kryesimin bashkë me Teutën në kuotën e 12 pikëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb