Milani nuk e dorëzon kreun dhe fiton në frymën e fundit ndaj Lazios në ‘San Siro’. Heroi e ka emrin Theo Hernandez që në shtesë shënoi golin e fitores 3-2 ndaj lacialëve që arritën për një moment të rikuperojnë disavantazhin e herët 2-0.

Fillimisht kuqezinjtë e filluan mjaft mirë sfidën me dy golat e Rebiç dhe Çalhanoglu në 17 minutat e para. Lacialët reagojnë me një penallti të Immobiles që e humb, por aty u ndodh Luis Alberto  që shtyu topin drejt rrjetës.

Në pjesën e dytë Immobile shlyen gabimin duke shënuar golin e barazimit, teksa kur ndeshja ishte duke përfunduar në minutën e 2-të të shtesës Hernandez shfrytëzon një krosim nga këndi për të çuar topin me kokë drejt rrjetës.

Me këtë fitore Milan e mbyll vitin si ‘kampione dimri’ në Seria A duke lënë pas Interin që priste një ndalesë të kuqezinjve sot. Juventus nga ana tjetër ka përfunduar në vendin e gjashtë për këtë vit, pasi Roma e Sassuolo fituan sfidat e tyre respektive kurse vendin e 5-të e merr Napoli falë barazimit 1-1 me Torinon.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb