Inter ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Skuadra e Inzagit mundi Venecian me rezultatin 2-1 dhe shkëputet në vendin e parë, në pritje të kundërshtareve.
Ndeshjen e zhbllokoi Venecia me sulmuesin Henri që realizoi në kokë. Interi u përpoq të sulmonte dhe arritën të shënonin me mesfushorin Nikolo Barela. Goli i fitores erdhi në minutën e 90 me sulmuesin Xheko që shënoi me kokë.
Me këtë fitore zikaltërit shkëputen në vendin e parë me 53 pikë dhe është me sytë nga supersfida Milan-Juventus
https://streamable.com/z83tli
https://streamable.com/jri7vo
https://streamable.com/h9ku5x
(BalkanWeb)