Tirana bën me zemër tifozët bardheblu, Majkëll Ngoo shënon në frymën e fundit, mbase golin më të rëndësishëm në aventurën e tij në kryeqytet, një gol tre pikësh përballë Bylisit, skuadër që nuk e kishin munduar asnjë herë këtë sezon. Emanuel Egbo vijon mrekullinë e tij, koleksionon fitoren e katërt radhazi duke vendosur bardheblutë në vendin e dytë në kuotën e 31 pikëve, një më pak se Kukësi i vendit të parë. Tirana kaloi në avantazh në minutën e 17-të me një aksion të ideuar dhe finalizuar nga Kale. Samba e brazilianit ishte fantastike duke sjellë festë tek tifozët bardheblu.

Kale
Kale

Kryeqytetasit mbyllën në avantazh pjesën e parë ndërsa në fraksionit e dytë kishin mundësi të dyfishonin rezultatin por Torasa u ndal nga shtylla pingule. Në momentin më të mirë të bardhebluve, dy minuta më pas, gjyqtari i takimit Enea Jorgji akordoi penallti për prekje të topit me dorë në zonë nga Doka. Isli Hidi u tregua i saktë nga 11-metra distancë duke barazuar shifrat në 1-1, një gol me shumë peshë por që Hidi e kaloi në heshtje në respekt të kaluarës së tij si bardheblu. Në minutën e 74-ët, Bylis mbetet me një lojtar më pak në fushë pas daljes me karton të kuq të Mëllugjas.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejtë fundit, në limitet kohës shtesë, Majkëll Ngoo realizon me dhunë golin e fitores pas një rrëmuje në zonë, një gol që dërgon në delir tifozët bardheblu por solli pakënaqësi tek ballshiotët të cilët mes polemikave largohen duar bosh nga kryeqyteti.

Goli i Tiranës on Vidnews.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb