Man.City hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion. Në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëjë Liverpool, me të kuqtë që kanë dy ndeshje më pak, “qytetarët” praktikisht likuidojnë një rival direkt si Chelesa.

Ekipi i Pep Guardiolës triumfojë në ndeshjen më të rëndësishme në këtë javë të Premier League, në Etihad thyen minimalisht blutë duke e dërguar diferencën në plus 13 pikë, një hendek shumë i vështirë për tu rikuperuar.

Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, në minutën e 70-të, Kevin de Bruyne realizoi për City, një gol që në fund rezultoi një trepikësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb