Trajneri i Romës Zhoze Murinjo u shfaq tepër i emocionuar pas triumfit që skuadra e tij arriti në finale ndaj Fejnordit, me rezultatin 1-0, duke fituar trofeun e parë në histori të Ligës së Konferencës. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, portugezi u shpreh:

“Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 ndeshje, vetëm Rui Patrisio ka luajtur 54 ndeshje si titullar.

Publiku? Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi 59-vjeçari.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb