Bayern Munich siguron fitoren e tretë në Grupin B të Champions, forcon pozitat në vendin e parë dhe hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit. Kampionët gjermanë kaluan 3-2 transfertën greke kundër Olympiacos, por festa e tyre u prish nga një tjetër dëmtim i rëndë.

Hi Res 8b900c4f17b7c1a135a2c772ebbe2dc2 Crop North
Hi Res 8b900c4f17b7c1a135a2c772ebbe2dc2 Crop North

Pas Sule edhe Lucas Hernandez do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë për shkak se këputi ligamentet e kaviljes, duke e kthyer në emergjente situatën në mbrojtjen bavareze.Sa i përket rezultatit, të besuarit e Nico Kovac iu desh të përmbyste epësinë e vendasve të sigluar nga El Arabi në minutën e 23-të. Por shpresat e grekëve nisën të shuhen që në pjesën e parë, e cila u mbyll në barazim pas golit të Levandovskit në minutën e 34-rt.

Pas pushimit, sulmuesi polak gjeti sërish rrugën e rrjetës në të 62-ën, duke kthyer shifrat në favor të Bayern. Gjermanët shënuan edhe golin e tretë me Toliso në minutën e 75-të. Olympiacos u kthye sërish në ndeshje me Guilherme që ngushtoi diferencat në të 79-ën, por në fund u dorëzua përballë suksesit të Bayern Munich, që me pikë të plota mban vendin e parë në Grupin B. Në vendin e dytë ngjitet Tottenham, që kalon krizën e rezultateve me fitoren e parë dhe të madhe 5-0 kundër Crvena Zvezda.

Gjithçka e lehtë për londinezët që vranë garën me tre gola që në pjesën e parë. Harry Kane hapi serinë në minutën e 9-të, ndërsa më pas dy herë Son e vendosën përpara kohe fatin e sfidës. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Lamela plotësoi “pokerin” e të zotëve të shtëpisë, ndërsa fitorja e tyre u vulos nga Harry Kane me golin e dytë personal. Një sukses që rrit kuotat e Tottenham në garën për kualifikim, por ajo që është më e rëndësishmja qetëson pankinën e Maurizio Pochettino.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb