Italia e cila fitoren e fundit ndaj një skuadre europiane e ka kundër Shqipërisë 6 ndeshje më parë do të kërkojë sot të mposhtë Portugalinë në Ligën e Kombeve.

Skuadra ‘axurre’ pas barazimit 1-1 kundër Polonisë nuk ka rrugë tjetër veçse fitores ndaj ‘luzitanëve’ të cilëve u mungon kapiteni Cristiano Ronaldo.

Trajneri Mancini sonte ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar, ndërsa Balottelli-n e ka dërguar në tribunë për shkak se sulmuesi është jashtë forme.

Formacioni i Portugalisë: Rui Patricio, Joao Cancelo, Pepe, Ruben Dias, Bruma, Andre Silva, Bernardo Silva, Ruben Neves, Ëilliam Carvalho, Mario Rui, Pizzi.

Formacioni i Italisë: Gianluigi Donnarumma, Domenico Criscito, Jorginho, Alessio Romagnoli, Simone Zaza, Giacomo Bonaventura, Mattia Caldara, Federico Chiesa, Manuel Lazzari, Ciro Immobile, Bryan Cristante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb