Vllaznia-Kukësi është pa diskutim një nga sfidat më të rëndësishme të javës së dytë, pasi dy ekipet janë në kërkim të pikëve të plota. Në një kampionat me 10 ekipe, ku pjesa më e madhe synon titullin, të paktën në letër, çdo pikë e lenë është e vështirë të rikuperohet. Presioni është më i madh në radhët e Vllaznisë, pas humbjes së pësuar në transfertë kundër Erzenit. Mirel Josa kërkon të lë pas krahëve atë humbje teksa kërkon nga ekipi i tij përqendrim maksimal për ti marrë më të mirën kësaj përballje:

“Fillim jo i mirë, nesër kthesa? E kishim menduar më të lehtë ndeshjen me Erzenin. Na hapën probleme. Na mungoi pozitiviteti dhe karakteri. Nesër asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Duhet të tregojmë ato që nuk i treguam në sfidën e kaluar. Nuk e konsideroj më të vështirë se sfidën me Shijakun, e konsideroj një ndeshje të radhës.

Esat Mala? Nuk flasim për individë, por për skuadër. Duhet të jemi të përgatitur për luftë. Esati është një plus për skuadrën tonë. Më intereson të kem kontingjentin e plotë.

Skuadra e plotë nesër? Them se kemi një skuadër më të plotë. Më intereson të mos na mungojë egoja dhe mendimi për ta fituar ndeshjen. Nesër kemi të bëjmë me një skuadër që është ndërtuar për të fituar.

Ndryshime nga ndeshja e kaluar? Ne ramë në një batak nga i cili vetëm ne duhet të dimë të dalim. Duhet të shkojmë me personalitetin dhe iniciativën e duhur për të dalë nga kjo gjendje. Duhet të përmirësojmë episodet që të arrijmë atë që duam ne.

Pritshmëritë e tifozerisë? Tifozët ne na ndjekin kudo. Duhet t’ju japim optimizëm, jo si në ndeshjen e kaluar. Ata janë me ne edhe në stërvitje.

Do ketë ndryshime në formacion? Do të ketë ndryshime. Kam 20 e ca lojtarë që duhet t’i shohim.

Fitorja detyrim? Çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar. Më mirë që humbja erdhi ndeshjen e parë me Erzenin. Ne duhet të bëjmë lojën tone”, tha Josa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb