Ministri për Diasporën Pandeli Majko, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Kosovës, deklaroi se rezultati ishte i pritshëm.

Majko theksoi se ajo që i pëlqen tek lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është fakti se ai po i qëndron larg ideve të serbizimit të Kosovës.

“Rezultati ishte i pritshëm, por edhe për shkak të faktit se atij iu hoq mundësia për të votuar sërish. Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e mendonte se kishte ardhur momenti për ndryshim. Të shikojmë sesi Albin Kurti do të qeverisë.

Ajo që i pëlqej për momentin është që po i ikën serbizimit të Kosovës në politikën e jashtme. Është shumë e rëndësishme që Kosova të jetë në dialog me Brukselin, që si Prishtina, si Tirana do jenë një ditë pjesë e BE-së”, tha Majko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: