“Party in the USA” është përsëri në top lista, 11 vjet pas publikimit të saj dhe askush nuk është më e lumtur sesa Miley Cyrusi për këtë.
Votuesit e Bidenit në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë festuar me hitin e këngëtarës, publikuar, më 2009: “Festë në SHBA”.

Chart Data njoftoi në Twitter se kënga “ka hyrë sërish në top-listën e 200 këngëve më të dëgjuara” në iTunes SHBA.


Vetë Miley ndau një video të Joe Bidenit dhe zëvëndëspresidentes, Kamala Harris, duke kërcyer me këngën e edituar dhe shkroi:

“Kjo po që është FESTË NË SHBA!” Ajo ka vazhduar të ripostojë video të fansave që festojnë fitoren e Bidenit, duke kërycer e kënduar këngën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: