Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, uron Presidentin e ri të SHBA, Joe Biden, i cili mposhti me një rezultat të thellë Donald Trump.

Salianji shkruan në ‘Facebook’ se zgjedhja e Biden President i SHBA është një lajm i madh dhe me rëndësi për shqiptarët, pasi sipas tij, është rënia e polit Rama/Vuçiç.

“USA ?? mbetet ?? USA, madhështia e lirisë; spektakli i demokracisë; energjia që thyen çdo traditë kur ndryshimi duhet! Nuk ka inerci e ngadalësi në botën amerikane, kjo është madhështia e tyre. Projeksiojet e medias së djathtë, Fox News shpallin President Joe Biden! Për shqiptarët ky është gjithësesi një lajm i madh dhe me rëndësi, është po aq rënia e polit Rama/Vuçiç. Bluja e demokratëve ka ngjyrosur hartën e Amerikës, nga shqetësimi i shprehur i Vuçiç pêr zgjedhjen e Binden përforcohet bindja që vëmendja ndaj Shqipërisë e Kosovës ?? do vijojë me prioritet përkundrejt Ballkanit”, thekson Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb