Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në Dhërmi.

Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, pasi Fredi Beleri u shpall fitues përballë Jorgo Goros, është rrethuar hoteli i Fjorentin Belit, ky i fundit ka qenë numërues i votave në fshatin Kudhes në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Zonë ku edhe u vendos fitorja e Belerit. Ndërkohë pas mbërritjes së punonjësve të IKMT, efektivëve ka filluar dhe hapja e vrimave për vendosjen e eksplozivit.

Fjorentin Belit njihet edhe si një mbështetës i Fredi Belerit si dhe anëtar i komisionit në KZAZ nr 88, ndërkohë që pronarët e kanë quajtur si një vendim politik për shkak të këtij angazhimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb