Përballja mes Ilir dhe Donaldit për fitoren e Big Brother Vip, nuk ishte aq “paqësore” sa ishte parashikuar nga vetë aktori brenda shtëpisë. Ndërsa priste që të thirrej emri i tij si fitues, Donald Veshaj dhe vëllai i tij nuk e pritën aspak mirë “rrëmbimin” e çmimit nga Ilir Shaqiri.

Pas shpalljes së fituesit, vëllai i Donaldit mësohet se ka reaguar mjaft ashpër ndaj produksionit, duke shpërthyer në ofendime dhe madje edhe në përplasje karrigesh, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për ta qetësuar.

I pakënaqur dhe tejet i irrituar është shfaqur edhe vetë Donaldi, i cili nuk i ka kursyer ironitë pas mbarimit të spektaklit. Si shenjë e mosdakordësisë me emrin e fituesit, Romeo ka fshirë promovimin e videos prezantuese të emisionit që do të bënin dy vëllezërit në Top Channel, ndërsa kanë munguar po ashtu në festën e organizuar më pas.

Sakaq, në regjistrimet që po bëhen për tre puntatat post-Big Bother, Donaldi dhe Beatrix nuk kanë marrë pjesë. Por çfarë deklaronte Donaldi pak ditë para finale, kur Einxhel e pyeste nëse do të mërzitet në rast se nuk do ishte ai fituesi.

Donaldi: Po normale… Do mërzitem?! Dhe qejfi nuk do më bëhet, të jem realist.
Einxhel: Do e kontestojë më vonë?
Donaldi: Ça? Jooo, s’jam ashtu tipi unë. Një gjë që s’më takon, s’më takon, kaq. Jam me atë frymën që fitimtari asnjëherë nuk komentohet.
Einxhel: Që fitimtari nuk komentohet?!
Donaldi: Jooo! Fitimtari fiton vllai, kaq lere, stop. Jo po e bëri kështu… si në futboll, jo po e mori me këtë, jo po… Ai fitoi, vajti mori…
Einhel: Ajo s’diskutohet, s’ka ça ndërron më…
Donald: Pikërisht! S’jam tip kshu unë… Ai që do ta fitojë, do ta meritojë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: