TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se fitorja e Kurbinit do të jetë ndër më dërrmueset për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor.

Meta e ka nisur ditën në Laç me ekipin drejtues të kësaj force, teksa jep dhe mesazhin e tij.

“Kënaqësi ta nisja ditën duke takuar ekipin tonë drejtues të Kurbinit në Laç.
Fitorja e Kurbinit do të jetë ndër më dërrmueset për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve duke iu shërbyer me transparencë dhe përulësi. ✌️??
#14Maj #Fitore #Lac #NdryshimMeCdoCmim”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: