Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar fitoren e Albin Kurtit në Kosovë dhe ndikimin e frymës së Vetëvendosjes në Shqipëri.

Lubonja thotë se Kosova nuk ka arritur në degradimin që ka shkuar Shqipëria, teksa fitoren e Vetëvendosjes e cilëson edhe si shpresë për vendin tonë.

Ai thekson se Vetëvendosja me programin e saj është më e ndjeshme për të papërfaqësuarit teksa shton se në Shqipëri partitë nuk kanë program ideologjik.

”Para zgjedhjeve bëra një titull Vetëvendosja si shpresë, dhe një rezervë për krejt dhe drejt. Rezervë për Shqipërinë dhe Kosovën, Për të na ndërtuar një shpresë ndryshimi dhe këtu hamë debat e editorialin tuaj, për çfarë ka nevojë Shqipëria, për një sistem neoliberal, individual, konsumist. Me vjedhje, korrupsion e trafiqe droge. Ai shteti liberal tek ne është kështu. Ajo gjëja elegante kur kombinohet me këto gjërat bëhet kështu.
Në analizën që i kam bërë unë, Kosova ka qenë në një pikë të trajektores ku nuk ka arritur pikën e degradimit që ka arritur Shqipëria. Për shkak të kombinimit të neoliberizmit me problemet. Kosova nëse do vazhdonte me sistemin që kishte marrë për funksionim, neoliberizmin, shteti sa më i dobët. Plus problemet që do akumuloheshin, ekonomi kriminale, korrupsioni, mund të arrinin tek Shqipëria.
Fitorja e Kurtit është shpresë për të ndaluar në Kosovë trend, por për të ngjallur shpresë në Shqipërinë e dëshpëruar që ka arritur shumë larg dhe në mënyrë të pakthyeshme për të ardhur tek një shtet që është një shtet ndoshta më social, sepse ka një program. Partitë këtu s’kanë program, edhe nga ana ideologjike, si shtet social, jo leninist e komunist.
Të flasësh për banka shtetërore dhe komunizëm. Shumë gjëra kanë qenë komuniste deri në ’91 edhe në Europën Perëndimore. Dhe privatizimi flitet tani ishte mirë apo keq. Vetëvendosja është shpresë, sepse në Shqipëri nuk kemi një parti që të përfaqësojë të papërfaqësuarit.
Nuk e di nëse dëgjon njerëzit apo jo. Pse votuan ata është punë e tyre, por programi i Vetëvendosjes është program më i ndjeshëm ndaj të papërfaqësuarve. Shtet social. Ka të përbashkëta me parti, luftën ndaj oligarkisë që duhet t’i ketë edhe një parti për shtetin liberal. Vetëvendosja në një farë kuptimi duhet ta shohim në dy aspekte. Fitorja e bujshme, një aspekt të lodhje e zhgënjimi të kastës politike që kërkon ndëshkim ndaj saj. Ka dhe një tjetër, që tek ne nuk e kemi. Shpresa tek kjo.
Ne themi hajde se Edi Rama kështu, opozita kështu. Aty meqenëse nuk është provuar në pushtet, është i rëndësishëm. Mund të hynin këta edhe në lojëra, por ka një besim se këta njerëz nuk do bëjnë si ata të tjerët sa i përket korrupsionit, kapjes së shtetit. Mendohet që kjo do luftohet. Rezervat mund t’i sjell.
Padyshim kanë gjëra të përbashkëta. E përbashkëta është që sistemi neoliberal, globalist është futur në krizë. Në vende të dobëta si Greqia është shfaqur më e egër, dhe ka pasur reagime më të ashpra të majta, në Spanjë apo Itali. Lodhje me establishmentin. Vetëvendosja e ka këtë element. Lodhja nuk vjen vetëm nga sistemi, apo abuzimet me këtë sistem. Vjen edhe pastaj nga ekseset. Tek ne problemet e këtij sistemi shfaqen në mënyrën më groteske. Nëse në ato vende e kontrollojnë ca të pasur që dhe prodhojnë, këtu janë trafikantët e drogës. Në Kosovë nuk ka shkuar tek kjo. Duhet hapur debat në Shqipëri pse Kosova u tregua kaq e zonja me zgjedhjet.
Për mendimin tim, aty arsyet janë shumë. Mund të debatohet. Por unë shoh që aty ka më pak kapje të shtetit, nga krimi dhe kjo ndikon. Ka më shumë barazpeshë, dhe respekt për institucionet. Nuk ndryshojnë administratat aty si këtu nga i pari tek i fundit. Zëdhënësi i Policisë ishte një që kishte nja 15 vite.
Si ka mundësi aty del rezultati brenda ditës, kurse këtu ka 30 vite. Një gjë që ia vlen të diskutohet.”- tha Lubonja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb