Emmanuel Macron është rizgjedhur si President i Francës dhe do të udhëheqë shtetin për 5 vitet e ardhshme.

Macron kandidoi përballë Marine Le Pen, ku diferenca e rezultatit mes të dyve ishte shumë e madhe.

Procesi i votimit edhe pse ishte i ulët në krahasim me vitin 2017, kishte një pjesëmarrje masive të shtetasve francezë.

Procesi përfundoi në orën 20:00, ndërsa një Exit Poll pas procesit zgjedhor, nxori një rezultat paraprak, ku Macron kryesonte me 58.2 përqind të votimeve, ndërsa La Pen mori 41.8 përqind të votave.

Menjëherë pas rezultatit të shpallur, Franca u pushtua nga festime të shumta, ku shumica e francezëve përkrahën Macron, si një lider i duhur për të udhëhequr shtetin francez.

Marine Le Pen në një fjalim të mbajtur për mediat, shprehu mirënjohjen e saj për njerëzit që votuan për të në provinca, në fshatra dhe në territoret përtej detit të Francës dhe shprehu bindjen se do të ketë betejë të madhe në zgjedhjet legjislative që do të mbahen në qershor. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti rezultatin dhe uroi Macron për fitoren e tij të parashikuar.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Usula von der Leyen, gjithashtu reagoi në një postim në Tëitter, pas rezultatit, ku tha se mezi pret të punojë edhe një herë me presidentin e rizgjedhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb