I ftuar në emisionin “Open” në “News24”, gazetari i “Corriere della Serra”, Leonard Berberi ka folur për të ardhmen e qeverisë së re italiane me në krye Giorgia Melonin.

Berberi tha se zgjedhja kryeministre e një femre në Itali është një hap shumë i madh për vendin, ndërsa foli edhe ëpr gjendjen e së majtës italiane, të cilët janë në një krizë pasi udhëheqësi i tyre deklaroi dorëheqjen.

Po ashtu Berberi foli mbi çështjen e emigracionit në Itali, ku u shpreh se shqiptarët në vendin fqinj janë bërë pjesë e vendit dhe nuk do të preken nga ndryshimet ne ligje.

“Është nje debat që nuk diskutohet momentalisht, sepse ka shumë probleme të tjera. Është një hap shumë i madh ër Italinë, pasi nuk kemi pasur kurrë një kryeministre grua. Lideri i qendrws së majte ka dhënë doreheqjen dhe në javet në vijim do të zgjidhet kryetari i ri i qendrës së majtë në Itali. Ata vijnë nga vite krize, në ide etj. Po ashtu patën një ndarje që u morri një pjesë të madhe të votave, duke i lehtësuar fitoren Melonit.

Historikisht ka patur ligje që i ulnin të drejtat popullsisë emigrante. Qindra mijëra shqiptarë në Itali janë integruar dhe janë kthyer në italianë. Shumica e tyre nuk do të preken nga qeveria e re, megjithatë do të ketë ndërhyrje për sa i përket valëve masive të emigracionit, kryesisht nga Afrika e Veriut”, u shpreh Berberi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: